Mbi 30 vite martesë, Duda Balje rrëfen njohjen me bashkëshortin: Isha 16 vjeçe, u bëra nënë pas një viti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka një histori të gjatë dashurie me bashkëshortin.

Në një rrëfim në “Opinion” në Tv Klan, ajo tregon se e ka njohur kur ishte 16 vjeçe përmes lidhjeve familjare.  në moshën 17-vjeçare  ajo u bë nënë për herë të  parë dhe sot kanë 3 fëmijë.

Deputetja shprehet se ka vënë re një ndryshim në familje në Kosovë. Ajo thotë se brezi i saj është rritur në formë tradicionale, por prindërit po përpiqen t’i edukojnë fëmijët në mënyrë moderne.

Blendi Fevziu: Sa vjeç je martuar?

Duda Balje: 16, 17 kam lindur djalin e parë. Pa letërnjoftim.

Blendi Fevziu: 30 e ca vjet jeni bashkë?

Duda Balje: Më shumë se 30. Kemi dy djem dhe një vajzë. Kemi një martesë shumë stabël. Ne në Kosovë, këto shifra nuk besoj se… këtu është pak më ndryshe.