Në mes të Beogradit, para syve të gjithë botës u pa një turp i madh! Pas Kosovës tani këta provokohen

Turp i madh në Beograd dhe para syve të botës!

Deri kur të durohet klubi famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit me tifozët famëkeq “Delija” me porvokime të rënda!

Pas Kosovës, tani provokohet Bosnja dhe Hercegovina.

Edhe një dëshmi e fortë për ndërkombëtarët, se Cërvena Zvezda duhet të përjashtohet nga të gjitha garat në basketboll dhe jo vetëm në këtë sport.

“Në mes të Beogradit, para syve të gjithë botës u pa një turp i vërtetë serb”, është titulli i mediumit boshnjak “Sportsport”.

“Tifozët e Zvezdës vendosën të performojnë me një koreografi kushtuar ushtrisë së Republika Srpska-s gjatë ndeshjes së djeshme kundër Parisit.

Cërvena Zvezda e Beogradit e ka pritur Paris Saint-Germain në kuadër të Euroligës dhe para kësaj ndeshjeje në palestër ka ndodhur një incident i turpshëm.

Tifozët e skuadrës vendase ‘Delije’, vendosën të ngrenë stemën e ushtrisë së RS dhe në këtë mënyrë përkrahën ditën antikushtetuese të kësaj ushtrie – entitet.

Krime të shumta u kryen nën flamurin e ushtrisë së RS në vitet e 90-ta. 

Ky është padyshim një turp absolut për Serbinë. Shenjat ushtarake nuk kanë vend në tribuna, veçanërisht jo në ndeshjet evropiane”, ka shkruar më tej mediumi boshnjak.