Zbulohet në trojet shqiptare, në Gostivar, statuja që ndryshon historinë

Shkruar nga Ferdinand Dervishi

Një statujë antike është gjetur këto ditë në fshatin Raveni, në afërsi të Gostivarit, në Maqedoninë e Veriut.

Statuja ka lartësi natyrale, pa kokën, që mungon është një metër e gjysmë e lartë dhe e punuar në një bllok të vetëm mermeri, bashkë me bazamentin.

Por edhe pse thellësisht e dëmtuar nga erozioni, dhe në pjesën ballore edhe nga mjeti gërmues, ajo i ruan elementët e identifikimit.

Zbulohet në trojet shqiptare, në Gostivar, statuja që ndryshon

Raveni /

Arkeologu i njohur, Profesor Doktor Luan Përzhita, i cili shqyrtoi me kujdes imazhet e statujës, thotë se zbulimi është i rëndësishëm.

Sipas profesorit: “Zbulime të tilla nuk ndodhin as njëherë në vit, as njëherë në dekadë, por duhet më tepër kohë”.

Po përse një skulpturë e tillë nuk është dorëzuar pikësëpari në muzeum, përse gjendet diku në në oborrin e një banese private?

Në fakt statuja sapo është gjetur, dhe banorët – shqiptarë, autoktonë të zonës, të cilët nuk dëshirojnë të identifikohen, thonë se e kanë marrë për ta ruajtur nga dëmtimi.

Zbulohet në trojet shqiptare, në Gostivar, statuja që ndryshon

Por kanë edhe një tjetër problem. Ata shfaqen të pasigurt në komunkimin me autoritetet shtetërore për shkak të historive të vjetra, të lënies pas dore nga sllavët të gjithçkaje antike që nuk ka lidhje me trashëgiminë sllave.

Vetëm një vit më parë, sjellja e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, pas gjetjes në afërsi të Shkupit të një pllake varri, ku dallohej edhe mbishkrimi DARDANUS, provokoi një valë zëmerimi ndër shqiptarët.

Edhe pse e vërteta nuk doli krejt e qartë, shqiptarët forcuan bindjen se, në Maqedoninë e Veriut, dëshmitë për të shkuarën e tyre, vijojnë të lihen në mëshirë te fatit.

Por le te kthehemi te zbulimi që Profesor Përzhita e konsideron sesancional dhe të mundohemi ti japim një përgjigje pyetjes se si ka mundësi që një skulpturë e tillë të gjendet në një zonë ku nuk njihet të ketë rrënoja të ndonjë qyteti të vjetër antik.

Statuja është gjetur në fshatin Raveni, në perëndim të Gostivarit, në një zonë të banuar, fare pranë bregut verior të lumit Vardar.

Banorët thonë se e gjithë zona ka mbetje të vjetra, që shfaqen sa herë që ata kryejnë gërmime të ndryshme, ndërsa varrezat antike janë të shumta.

Në njërën prej tyre, që gjendet në kodrën mbi fshat, varret janë ruajtur pothuaj të paprekur. Ka shumë të ngjarë që ata ti përkasin periudhës së Mesjetës, pasi të gjithë kanë sipër nga një kryq prej guri të gdhendur.

Po kështu, në zonë gjenden edhe rrënojat e disa manastireve apo kishave të vjetra, edhe këto të pastudjuara e ndonjëherë fare pa emër.