Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë pasditen e së martës bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 16:11) edhe sot vazhdon te ketë kolona dhe pritje të gjata në disa vendkalime kufitare të Kosovës me Serbinë.
Pritje deri në dy orë ka në anën serbe të vendkalimit kufitar te Dheu i Bardhë. Ndërsa në Jarinjë pritet deri në një orë e gjysmë.
Pritje deri në 30 minuta ka edhe në vendkalimin kufitar me Serbinë në Muçibabë.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë dhe vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU.