Diva e muzikës Beyonce surprizon stilistin shqiptar: “Faleminderit që bën magji”

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ai ka marrë një tufë madhështore me trëndafila të bardhë dhe një letër falënderimi nga ikona globale e muzikës, Beyonce. Në mesazhin e saj, ylli botëror e falënderon Sahitin për krijimin e fustaneve të mrekullueshme dhe energjinë pozitive që i ka sjellë.

“Valdrin, faleminderit shumë që bën magji të ndodhë dhe krijon fustanet më të bukura! Të dërgoj gëzim dhe dashuri. Beyonce,” – shkruan ajo në letër.

Ky gjest i veçantë konfirmon bashkëpunimin mes stilistit shqiptar dhe një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore, duke theksuar kështu arritjet e mëdha të Sahitit në botën e modës.