Limaj për strategjinë e VV-së për 500 mijë vota: Dikush e lëshon ma gjanë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar deklarimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit se “Lëvizja Vetëvendosje synon gjysmë milionë vota më 9 shkurt derisa disa të tjerë duan të kalojnë pragun”.

Limaj ka thënë se deklarimi i Kurtit shpërfaq synimin e tij për fushatë elektorale.

“Pak a shumë kjo fushatë elektorale është një synimi apo dëshire për efekte të tjera. Secila force politike del në garë për me i arritë synimet e veta. Tash dikush ia lëshon ma gjanë e dikush e ngushton këtë hapësirë”, ka thënë Limaj.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.