Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtit, lidhur me vizitën në SHBA. Në emisionin DPT te Fidani në T7, Tahiri e quan “hajgare” dhe “pa koncept” vizitën 20 ditore të shefit të qeverisë atje.
“Ne kemi pritur prej qeverisë Kurti që qëllimi i vizitës të jetë me zyrtarët më të lartë shtetërorë, në nivel të Shtëpisë së Bardhë, presidentit, zëvendës-presidentes, të Sekretarit të Shtetit, domethënë në këtë nivel”, tha Tahiri.
“Për me shku e me i taku shqiptarët, ka mujt me bo në një formë tjetër”, tha ai.
“Kjo është hajgare bre. Me shku e me ndejt e me u sjellë prej takimi në takim pa kurrë një koncept, kjo do të jetë në histori”, theksoi Tahiri.
Tahiri komentoi edhe takimin e Kurtit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
“Më së pari, unë nuk ndihna mirë kur shoh kryeministrin e vendit tim të shkallët në qysh në fotografi. Sinqerisht nuk ndihna mirë. Unë nuk ndihna mirë, kur shumë presidentë e kryeministra të Kosovës janë prit në Shtëpinë e Bardhë”, tha Tahiri.
“Nuk po them se mirë ju ka bo Albin Kurtit. Po them se Albin Kurti me vizitën në Amerikë, s’ka pasur kurrfarë koncepti”, tha ai.