Analisti Dukagjin Gorani tha se VV sot del i lyp 500 mijë vota “ashtu që opozita të mos ketë mundësi me marrë pushtet”.
Gorani tha në Pressing në T7 se partia në pushtet nuk ka program, teksa pyeti se “për çka po kërkojnë edhe katër vjet qeverisje”.
Ti e sheh listën e VV-së dhe thua për çka garoni ju?”, pyeti Gorani.
“Program qeveritar nuk keni”, vijoi ai.
“Kemi qenë në pushtet katër vjet si qeveri, e kemi përmend edhe 4 vjet (flet për VV-në). ‘Four more years’ që thojnë në Amerikë gjatë zgjedhjeve. ‘Four more years of what?’ Katër vite të çkafit?. Çfarë lloji i qeverisjes ka qenë këto katër vjet që me mujtë me kualifiku si vazhimësi”, pyeti Gorani.
“VV e ka ndërmend me dalë në zgjedhje si qeveri. Nuk ka program proaktiv ose afirmativ, o ka don me dalë si para katër vitesh”, shtoi Gorani.