Besarta Jashari u raportua se do të jetë kandidate e LVV-së, zëdhënësi e mohon: E pavërtetë

Vajza e heroit Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, po raportohet se pritet të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Besarta do të jetë njëra ndër kandidatet për deputete, në top 10-shen e VV-së.

Një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar, pasi Vetëvendosje s’e ka publikuar ende listën e plotë.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka e ka mohuar një gjë të tillë.

“Lajmi për Besarta Jasharin është i pavërtetë. Ai lajm është bë me qëllim të krijojë pritshmëri te publiku dhe pastaj të tentojë ta dëshprojë atë. Klanks, me certifikatë nga Serbia, nuk e respekton dot familjen Jashari.” – shkroi ai në Facebook.