Dyshja Leo dhe Lela kanë vendosur ta ndërpresin lidhjen e tyre, të paktën gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Vendimi ka ardhur nga Leo, i cili i ka propozuar Lelës që marrëdhënien ta vazhdojnë vetëm pasi të kenë përfunduar eksperiencën brenda shtëpisë. Ky vendim ka pasuar pas një përplasjeje mes tyre gjatë sfidës së fundit javore.
“Kur është loja në mes, dashurinë e vendos në zero,” i tha Leo.
Por Lela nuk hezitoi t’i përgjigjej:
“Ti je në një vend tek unë, që loja s’mundet ta ketë asnjëherë.”
Shkak për këtë situatë duket të ketë qenë qëndrimi i Lelës pranë Drilonit gjatë sfidës, ku ata u detyruan të qëndronin të bashkuar në një bluzë. Leo e shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se nuk e pranon që partnerja e tij të jetë aq e afërt me një mashkull tjetër, veçanërisht në rrethana të tilla.
Për këtë arsye, ai këmbënguli që marrëdhënien e tyre ta vijonin pas përfundimit të formatit.
Megjithatë, Lela nuk ishte dakord me këtë vendim dhe e kundërshtoi, duke treguar se për të lidhja e tyre është më e rëndësishme sesa loja. Situata duket se ka krijuar tensione të mëdha mes çiftit, të cilat pritet të ndikojnë në dinamikën e mëtejshme brenda shtëpisë.