Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, nga AAK-ja, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti i cili tha se pragu për partitë tjera është 5%, e për Vetëvendosjen është 50%.
Latifi ka thënë se disa që e kanë pragun 5% formojnë ushtri, kurse ka akuzuar VV-në se ka lënë pa bukë ushtrinë edhe me 50%.
“Disa që e kanë pragun 5% formojnë ushtri, ndërsa disa që e paskan pragun 50% ta lënë ushtrinë pa bukë. Dëngla!”, ka shkruar Latifi.
Kujtojmë se Kurti në fjalimin e tij sot në Këshillin e Përgjitshëm deklaroi se “Partitë tjera besoj e kanë kollaj, por as ne nuk e kemi aq vështirë, se pragu për partitë tjera është 5%, e për Vetëvendosjen është 50%”, tha Kurti.