Arioni merr vendimin në lidhje me marrëdhënien e tij me Dianën

Arioni ka treguar se çka e ka ndërmend që të bëjë pasi ka dalë nga shtëpia më e madhe në vend.

Pas një periudhe emocionuese në shtëpinë më të famshme të vendit, Arioni ka rifilluar jetën e tij jashtë mureve të këtij formati televiziv.

Ai ka shprehur mendimet e tij rreth Dianës dhe se si e shikon të ardhmen e lidhjes së tyre.

Ai ka thënë se së pari do të bisedojë me Dianën, teksa thekson se lidhja e tyre do të shkojë mirë. “Dua të shihemi së pari me të, do të flasim, mendoj që do të shkojë më së miri në botë”, u shpreh Arioni me entuziazëm.