Kuvendi i Kosovës po mban seancë në orët e vona. Ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që janë rikthyer sërish në Kuvend.
Ndonëse ora shënon 23:08, mazhoranca pritet të miratojë disa ligje.
Të pranishëm për befasi të pozitës u panë Besnik Tahiri dhe Pal Lekaj.
Ndërsa kryeparlamentari u qua në këmbë për ta përshëndetur Tahirin.
“Mirsenardhe, a e din që shtetin kurrë më mirë se ke pas”, i tha Konjufca atij.
Edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ironizoi me të duke e pyetur atë se a e diti rrugën për Kuvend.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bensik Tahiri, pasi iu dha fjala tha se seanca në pikë të natës është kontrabandim me ligjet.
“Kjo është kontrabandim. A ia ka mësy Kina a Rusia kush Kosovës, a e dini se çka po bëni, qysh more seancë pikë të natës. Dimal Basha shko flej se ja ka nis me të marrë gjumi, ky është puç parlamentar, nuk ka kurrfarë logjike”, tha ai.