Zbulohet goditja qe simpatizantët e LDK’së ia dhanë Vjosa Osmanit ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar të gjitha votat e kandidatëve për deputetë në komunën e Rahovecit.

 

Hoti ka dalë i pari më i votuari nga radhët e LDK-së, ku pas tij gjendet bartësja e listës së këtij subjekti politik, Vjosa Osmani.

Hoti ka marrë gjithsej 1,821 vota, duke u renditur kështu i pari më i votuari në LDK.

Ndërkaq pas tij vjen Vjosa Osmani me 1,720 vota.

 

Sidoqoftë, LDK-ja përformoi dobët në këtë komunë, duke u radhitur si partia e katërt e votuar me 16,35%. Para saj dolën AAK me 18.20% të votave, PDK me 18.39% dhe LVV-ja e para me 43.27%. /Insajderi.org/