“Është i këndshëm”, Rovena nuk e fsheh simpatinë ndaj ish-burrit të Drenushës

Rovena Stefa u vu në qendër të diskutimeve në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova 3”, pasi disa nga banorët e pyetën drejtpërdrejt për ndjenjat e saj ndaj Atillës.

“Na trego hapur, Rovena!”, kërkuan njëzëri banorët të dinin se nëse ka pasur simpati nga ana e saj.

Në përgjigje, Rovena sqaroi:

“Atë ditë veprova me qëllim, që të krijohej kuriozitet se për kë mund të bëhej fjalë. Disa deshën të më vendosnin në një situatë sikur komplot, por realisht unë Atillën nuk e njoh personalisht. Është absurde të thuhet se ai nuk duket i këndshëm.”