Raporti mes Dianës dhe Arionit nisi shumë natyrshëm, por marrëdhënia
mori një kthesë në momentin që motra e Dianës hyri në shtëpi dhe i bëri të qartë se familja e saj nuk ishte dakord për lidhjen e saj me Arionin.
Diana vendosi të mos i dëgjonte dhe vazhdoi romancën e saj. Madje, pas daljes,
kur u pyet se çfarë mendimi kishte familja e saj për Arionin, ajo tha se ndante të njëjtin mendim me të, duke bërë të qartë se lidhja do të vazhdonte edhe pas daljes së Arionit nga BBVK.
Mirëpo, duket se nuk është kështu, pasi Anisa ka ndarë një informacion nga jashtë, duke zbuluar se para se të hynte në shtëpi, familjarët e Dianës i kishin kërkuar që t’i përcillte asaj mesazhin për të qëndruar larg Arionit.
Anisa nuk ia dha mesazhin Dianës, por ia rrëfeu këtë Xhenetës vetëm ditët e fundit. Më pas, Xheneta ia tha Arionit.
Në një bisedë me banorët, Anisa shprehej e pakënaqur nga veprimet e Xhenetës, duke rikthyer edhe njëherë temën në vëmendje, por ka marrë vërejtje nga Vëllai i Madh, i cili i ka thënë “kujdes mikrofonin”. Pas kësaj, Anisa ka kërkuar falje dhe ka ndërruar temë.