U raportua se prezantuesi i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë nga një familjar i ish-banorit të BBVK, Eduard Kuçi.
Sipas mediave Hamiti kishte deklaruar në Polici së rreth orës 14:30, të ditës së sotme, më rrjetin social Facebook në adresën zyrtare të Klan Kosova, ka marrë mesazhe kërcënuese në drejtim të tij me fjalë kërcënuese si: “Edi (ish banor i programit është nipi jem, ato fjalë që ja ka thënë Alaudini besom se ka me pagu me jetë, si dhe që pe rrit atë ton ka me hongër plumin shpejt”.
Mirëpo një gjë e tillë u mohua nga Eduard Kuçi.
Ish-banori në një prononcim për GazetaDemos deklaroi se as e ai as familjarët e tij nuk e kanë kërcënuar askëndë.
“As une, as najkush prej familjes tem se ka kërcënu”, tha Kuçi shkurt për Demos.
Ndërsa ende vet moderatori nuk ka reaguar për rastin në fjalë.