Kurti njofton për vendosjen e gurthemelit të nënstacionit policor në Zveçan, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nga veriu i vendit se është vendosur gurthemeli i një nënstacioni policor të ri në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ishin të pranishëm edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Të premten e javës së kaluar u vendos gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë. Sot, në mëngjes, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vendosëm gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë. Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare.

Punime të mbara!”, ka shkruar Kurti në Facebook.