Edon Zhegrova “elektrizon” tifozët, festë e çmendur pas fitores ndaj Rennesit

Skuadra e Lille mposhti minimalisht 1:0 Rennesin në ndeshjen e javës së 12-të në Ligue 1 të Francës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.

Pas ndeshjes, Zhegrova mori migrofonin dhe “elektrizoi” tifozët me këngë.

Kujtojmë që me këtë fitore, Lille shkon në kuotën e 22 pikëve në pozitën e 4-të në tabelë.