Banori i parë që ka shpëtuar sipas renditjes rastësore ka qenë Leonardo derisa i dyti ka qenë Ariani.
Në këtë nominim kanë qenë të nominuar dhjetë vetë derisa në vendin e tretë që ka shpëtuar ka qenë Rovena.
Nga renditja rastësore ka shpëtuar edhe Gjesti derisa në vendin pestë ka qenë Sara.
Banori i gjashtë që ka vazhduar rrugëtimin në këtë garë ka qenë Drenusha.
Katër banorët e fundit që kanë mbetur në vendet e fundit kanë qenë Xheneta për t’u pasuar nga Edi.
Krejt në fund kanë mbetur çifti Kevini dhe Ana e ku publiku ka vendosur që në shtëpi të qëndrojë Ana kurse Kevini ta lërë shtëpinë. /GazetaExpress/