Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka biseduar gjatë ditës me komisioneren për punë të brendshme të BE-së, Ylva Johansson, dhe siç ka thënë ai, është sqaruar se Komisioni Evropian është në favor të liberalizimit të vizave dhe nuk ka nevojë për ndonjë udhërrëfyes të ri.
“Kosova ka plotësuar kriteret e kërkuara, është çështje dakordimi me shtetet individuale në një proces që pritet të mos zgjasë shumë. Ne do të vazhdojmë të kemi kontakte me shtete të ndryshme në mënyrë që t’ua pasqyrojmë situatën reale në Kosovë dhe t’u tregojmë për punën që po bëjmë dhe planet në vazhdim”, ka thënë Sveçla.
Kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë vende janë shprehur në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.