124 mijë euro: Zyra e Kurtit kërkon 15 vetura me qira, të jenë automatike e t’u mbyllen xhamat në mënyrë elektronike

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur tender për marrjen me qira të 15 veturave, që pritet të kapin vlerën e 124 mijë eurove për periudhën 12 muaj.

Sipas të dhënave në Prokurorimin Publik, në dosjen e tenderit thuhet se këto vetura do të merren për nevoja të Zyrës së Kryeministrit.

Aty, mes tjerash janë vendosur edhe specifikat e automjeteve.

ZKM kërkon që viti i prodhimit të jetë nga 2018, dhe mund të jenë edhe të përdorura. Po ashtu, kërkohet që veturat të jenë me ndërrues të shpejtësive automatik.

Automjetet, thuhet se duhet të jenë me standarde të BE-së dhe hapja e mbyllja e xhamave të bëhet në mënyrë elektronike.