Festoi me të madhe eliminimin e Sarës, produksioni i Ferma VIP merr vendimin e ashpër ndaj Ermal Mamaqit?

Reagimi i Ermal Mamaqit pas shpalljes së Ilir Shaqirit si finalisti i fundit i “Ferma VIP 3” vijon të komentohet në rrjetet sociale.

 

Opinionisti tërhoqi vëmendjen gjatë transmetimit live kur u ngrit menjëherë nga karrigia dhe festoi me entuziazëm momentin kur Arbana Osmani lexoi emrin e Ilirit, duke siguruar vendin e fundit në finale përballë Sara Karajt.

Megjithatë, një detaj tjetër nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit më të vëmendshëm të spektaklit.

Pas rifillimit të Prime-it, Ermal Mamaqi nuk është parë më në karrigen e opinionistit. Ai mungoi në pjesën e mbetur të transmetimit, duke nxitur menjëherë diskutime dhe aludime në rrjetet sociale.

 

Shumë ndjekës kanë ngritur pikëpyetje se largimi i tij lidhet me një vendim të marrë nga produksioni pas incidentit.

Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim zyrtar nga produksioni i “Ferma VIP” apo nga vetë Ermal Mamaqi për të sqaruar arsyen e mungesës së tij në pjesën e dytë të spektaklit.