Ardit Gjebrea ka një kërkesë për të gjithë iu që po planifikoni që së shpejti t’i propozoni partneres tuaj për martesë.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, Arditi ka postuar një status ku dhe është shprehur se i inspiruar një film në “Netflix”
ku i dashuri i propozonte partneres së tij për martesë e i ka lindur dëshira që dhe ai të jetë dëshmitar i një momenti kaq magjik.
Prandaj, moderatori i është drejtuar me një kërkesë të gjithëve atyre që në planet e tyre të afërta kanë propozimin për martesë ta “telefonojnë”.
“Po shihja në Netflix një moment kur i dashuri u ul në gjunjë dhe i dhuroi unazën të dashurës.
Do kisha shumë dëshirë të isha dëshmitar i një momenti të tillë. Në rast se keni ndërmend ta bëni please më shkruani këtu që të jem prezent në atë moment suprizë. Por, mos ja tregoni partneres/partnerit”, shkruan Arditi.