Fatos Lubonja, analist i njohur nga Shqipëria, ka folur në lidhje me fitoren e Donald Trumpit në garën për president të ShBA-së.
Duke folur për politikat e Administratës së re të Trumpit, Lubonja ka përmendur çështjen e ndryshimit të kufijve.
Në një intervistë në KTV, Lubonja ka deklaruar se mund të rihapet dosja e ndryshimit të kufijve.
“Prandaj, gjykoj se mund të hapet ky lloj projekti, të rihapen ato dosjet e tij, por gjithnjë duke parë duke bërë sepse ka shumë të papritura që nuk i dimë, as për luftën në Ukrainë se edhe kjo është test për Evropën” – ka shtuar Lubonja.