Dëshira e madhe për t’i ndihmuar babait të saj e shtyu të punojë që në moshën 13 vjeçare.
Kjo është Amra Buzhala, nga Ferizaj e cila pas shkollës shkon dhe e praktikon punën e babait të saj.
Ajo ka filluar tashmë që 1 vit dhe ndihet shumë e lumtur dhe krenare.
E ku këtë punë ajo nuk e konsideron aspak vështirësi për moshën që e ka.
“Jam shumë krenarë që i ndihmoj babit. Nuk ka sen ma primare se sa me ju ndihmu prindërve”, është shprehur ajo në një storie për Infokus.