Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, para pak ditësh kishte thënë se do ta shkarkojë “brenda dy sekondave” prokurorin special, Jack Smith, në momentin kur merr postin e presidentit.
Donald Trump kishte thënë ndër të tjera se përpos shkarkimit, do ta dëbojë nga vendi prokurorin Jack Smith.
Jack Smith nuk e priti shkarkimin. Sipas CNN dhe FOX News, Departamenti i Drejtësisë e ka konfirmuar se Jack Smith po largohet nga pozita para se Trump të betohet si president.
Ish-kryeprokurori Jack Smith ishte akuzuar nga njeriu i afërt i presidentit Trump, Richard Grenell, për sabotim të marrëveshjes së Uashingtonit ku ndërmjetës nga pala kosovare ishte ish-presidenti Hashim Thaçi.