MD kërkoi përjashtimin e Atillas, Milaim Zeka: Zot na ruaj nga budallenjtë, a ka njeri më të dhunshëm se sa Albulena Haxhiu?

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, i ka reaguar Ministrisë së Drejtësisë, pasi grupi institucional ka kërkuar nga produksioni të largojë konkurrentin Atilla Kartesh nga Big Brother VIP Kosova.

Lidhur me këtë, Zeka përmes një postimi në Facebook, i është adresuar Ministrisë dhe po ashtu ministres së këtij institucioni, Albulena Haxhiut.

Postimi:

Ministria e Drejtesise i paska fute hunte ne BBVK. Paskan kerku perjashtimin e nje banori per shkak bajagi te dhunes.

Kam vetem nje pyetje: A ka njeri ma te dhunshem ne Kosove se sa Albulena Haxhiu?! Ajo e ka pas kalle flake Parlamentin e Kosoves. Ajo ka qene e arrestuar, dhe e akuzuar per dhune.

Keta nuk e kane hallin e Drenushes, po krejte dikund tjeter….!!!!

Zot ruana prej budalleve qeveritar, dhe prej femrave qe gjithe naten i terrorizojne burrat ose te dashurit e tyre, e diten, per m’u çlodhe nga dhuna e nates, i mbrojne bajagi te drejtate e drenushave…!!!