Amarda Toska ka rrëfyer për herë të parë humbjen e një fëmije,
si pasojë e një aborti spontan që i ndodhi kur ishte 3 mujashe shtatëzanë.
Moderatorja ka treguar se ende dhe sot e ruan lodrën e parë që i kishte dhuruar bashkëshorti i saj, Ermali për fëmijën tyre të parë.
“Në puntatën finale të Dancing kam qenë 3 muajshe shtatzënë. Por shtatzënia e parë nuk shkoi siç duhet, jeta shkoi normalisht, nuk u rezervova as në aktivitetet që bëja. Sigurisht isha pak e kujdesshme, por jo të rezervohesha, për shkak edhe të punës. Por, shtatzënia nuk shkoi deri në fund. Kam pasur vetëm një lodër që ma ka blerë Ermali, e kam sot e kësaj dite ia kalova edhe Joelit dhe Sias, ma kujton shtatzëninë e parë.
Dy ditë para natës finale unë pata shqetësime, nuk mund të them kush ishte shkaku, mendoj se ishte pak ngarkesa e atyre ditëve dhe qëndrimi mbi taka. Ishin orë të gjatë në ditë të ngjeshura, kishim xhirime ekstra, përveç netëve live, edhe bizneset. Ndodhi që pata komplikacione, duhet të qëndrosh në regjim shtrati. Më tha bëj finalen e rreziko jetën, ose bëj këtë që të thashë unë. Mendoj se mora vendimin e duhur sepse do ta kisha peng gjithë jetën. Kam qarë shumë gjatë natës finale, sepse ishim bashkëprezantues me Ermalin, nuk kishim kohë për përgatitje.
Natën finale isha e shtrirë me familjen dhe prisja që të dilte dhe kur filloi unë vetëm qaja, nga gëzimi që po ia dilte, e që nuk prisha punë për programin. Dhe qaja se pas 3 muajsh punë nuk vendosa atë qershinë mbi tortë. Vazhdova regjimin e shtratit, por nuk ia dola dot. Pas dy javësh regjim pësova abort spontan. Shkova tek mjeku dhe më thanë që ka përfunduar, ishte një tentativë për të shpëtuar një jetë, por gjërat nuk i kemi në dorë”, ka treguar Amarda.