Gerti Gjici, ish-konkurent në ‘Përputhen’ ishte i ftuari i kësaj jave në emisionin në “Glamour Zone”, ku ka treguar më shumë rreth ndarjes nga Saide Buzi, të cilën e njohu në emisionin e dashurisë.
Ish-konkurenti i ‘Përputhen’ habiti publikur kur tha se Saidja e ka tradhëtuar me reperin Noizy.
Gerti: Unë e kam të vërtetuar me një video. Ditën që u ndava në mëngjes, i mora telefonin dhe ishte duke folur me një person që kishte lidhje me Noizyn. Në momentin që unë e lexova, normal Saidja e mori telefonin direkt dhe unë s’i lexova dot të gjitha. Lexova dhe aty shkruhej “Si u ndjeve për atë që bëre”. Dhe ajo i tha: “Absolutisht mirë”.
Unë doja të shikoja sipër se për çfarë kishte lidhje, se normal ishte emri i Noizy-t. Ajo më mori telefonin. Ajo më thoshte ‘jo, nuk është asnjë’. Më jep telefonin i thoja. Jo nuk ta jap telefonin më tha.
Këto janë tek video dhe e kam akoma të ruajtur, e kam këtu. Ajo më thoshte nuk është asnjë, ‘çfarë rëndësie ka për ty se kush është personi?’, më thoshte.
Pas kësaj, i thashë ‘kthehu në Shqipëri, unë nuk pranoj dot të rri me ty. Tradhëtinë nuk e pranoj dot’.