Komentatorja politike dhe njëherësh ish-deputetja, Shqipe Pantina ka ballafaquar analistin Nexhmedin Spahiun me një deklaratë të tij të mëparshme, porse ky i fundit në vazhdimësi, ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë.
Sipas Pantinës, Spahiu kishte thënë se “Albin Kurti do të shkojë edhe më tutje, jo vetëm që do t’i arrestojë Isa Mustafën e Hashim Thaçin por edhe do t’i ekzekutojë”, ndërsa kishte theksuar se “ka frikë për veten dhe Matoshin”.
I acaruar nga kjo deklaratë, Spahiu ka mohuar që ndonjëherë të ketë thënë një gjë të tillë, duke e quajtur të tërin si “fake news”.
“Mos u merr me fake news”, tha Spahiu.
Megjithatë, Pantina e bindur theksoi se ai nuk është lajm i rremë.
“Vetë e ke shkru me dorë tane”, i është kundërpërgjigjur Pantina.