Mediat në Shqipëri raportojnë se është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Siç raportohet Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetim pasuror, por ende nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti.
Është publikuar edhe momenti kur pretendohet se kreut të PL-së, Ilir Meta i vihen prangat.
Siç shihet edhe në pamje, Meta është nxjerrë zvarrë nga makina e tij dhe më pas është arrestuar në mes të rrugës.
Në arrestimin e tij kanë asistuar mbi 8 agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të veshur me kapuçë dhe qarkullimi i mjeteve është bllokuar për disa minuta, ndërsa shoferët kanë mbetur të tronditur nga ky “aksion”.
Ilir Meta ka qenë duke u kthyer nga Kosova kur është arrestuar pranë Kthesës së Kamzës. Ai kishte njoftuar një konferencë për mediat në orën 13:40 në selinë e Partisë së Lirisë, por arrestimi i tij ka ndodhur gjatë rrugës për në selinë e Partisë së Lirisë.
Deri më tani ëshhtë bërë e ditur se arrestimi i Metës ka të bëjë me pasurinë, fshehjen dhe mosdeklarimin e saj. Ndaj Metës, është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për Monika Kryemadhin “detyrim paraqitje”.