U pa edhe kjo: Deputeti i VV-së reagon për çmimin e lartë të fasules e quan ‘fake news’, thotë se kushton vetëm 1.89€

Këtë vjeshtë, janë publikuar çmime të larta të kilogramit të fasules në markete dhe tregje të ndryshme nëpër Kosovë, shkruan Jepi zë.

Madje, në rrjete sociale janë bërë edhe shaka me çmimin shumë të lartë te fasules.

Por, deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba, e quan lajm të rremë edhe këtë me çmimet e fasules.

Ai ka publikuar një fotografi të një paketimi prej 700 gramësh të fasules, ku thuhet se kushton 1.89 euro. Këtë ai e ka quajtur “realitet”, ndërsa lajmet për çmimin e lartë i ka quajtur “propagandë”.