Ja kur do të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit
“Na duhet kohë për të arritur marrëveshje për presidentin. Për sa kohë nuk ksemi dakordim për presidentin, konstituimi i legjislaturés êshte hap drejt zgjedhjeve të parakohshme, të panevojshme, për bindjen tonë. Jo drejt dakordimit apo zgjidhjes së çeshtjes kryesore qé e preokupon Kosoven prej fillimit të këtij viti. Insistimi i opozitës që të konstituohet Kuvendi e, në anën tjetër, kur thonë se nuk marrin pjesë në seancën ku zgjidhet presidenti, është n fakt thirrje për zgjedhje të parakohshme.
Ne nuk besojmë se Kosova ka nevojë për zgjedhje.
Në anën tjetër, ky afati prej 48-orësh është afat i përcaktuar n rregullore, por thelbi i krizës është dakordimi për presidentin”, tha ai.
Ai ka theksuar gjithashtu se nuk ka shkelje kushtetuese për sa i përket afatit 30-ditor, duke iu referuar interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit moskonstituimi përfundimtar i Kuvendit brenda 30 ditësh nuk prodhon automatikisht pasoja në kuptimin e shpërndarjes së Kuvendit.
Rrustemi ka thënë se edhe pjesëmarrja e ish-opozitës në seancën e javës së kaluar dëshmon, sipas tij, se nuk ka pasur pengesë kushtetuese për mbajtjen e saj.
Rrustemi mohoi se po zvarritet procesi i konstituimit të Kuvendit në mënyrë që zgjedhjet e reja të mbahen në dhjetor, duke thënë se qëllimi i Vetëvendosjes është arritja e një marrëveshjeje për presidentin dhe shmangia e zgjedhjeve të parakohshme.
A po zvarritet konstituimi i Kuvendit në mënyrë që zgjedhjet e reja të mbahen në dhjetor?
“Ne nuk po e zvarrisim për këtë arsye. Ne thjesht po kërkojmë marrëveshje për presidentin dhe po insistojmë se Kosova s’ka nevojë për zgjedhje, por për president. Vetëm ata që i mendojnë zgjedhjet si alternativë kanë kritika dhe arsyetime të tilla. Ne nuk duam zgjedhje, por dakordim për një president konsensual”, theksoi ai.
Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të. Seanca konstituive po vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve mes partive parlamentare, ndërsa dështimi për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në përpjekje për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja, ndërkohë që deputetët pritet të rikthehen sërish në përpjekje për konstituimin e Kuvendit, në një proces që është kusht për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.