Banorja e re, Gresa Gashi, ka shkaktuar menjëherë tension në shtëpinë e Big Brother VIP Albania me hyrjen e saj.
Pasi u përshëndet me banorët, ajo iu drejtua Rovena Stefës, banores së parë, duke thënë: “Me ty kisha punë shumë” duke lënë të kuptohet se do të ketë përplasje në të ardhmen.
Rovena, e pyetur për këtë deklaratë, e ironizoi situatën, duke thënë se nuk e kuptoi se çfarë kishte në mendje Gresa.
Ajo theksoi: “S’më intereson ta kuptoj” duke sugjeruar se nuk e merr shumë seriozisht këtë situatë.
Me këtë fillim të tensionuar, duket se ky sezon i Big Brother do të ketë shumë sfida dhe debate mes banorëve.
Të gjithë ndjekësit mezi presin të shohin se si do të zhvillohet dinamika në shtëpi.