Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë pozitë shtetërore e as drejtuese në korporatë vendos se kur të ndalet rryma, e kur jo në Kosovë.
Anipse nuk ka asnjë kompetencë formale ajo i jep urdhër Nagip Krasniqit, ish-Kryeshefit të KEK-ut, që rryma të mos ndalet në ditë të caktuara.
Pas kësaj, ajo ia jep Krasniqit edhe një leksion se si duhet t’i mbaj në kontroll burimet e informacionit, “sidomos ata të ndërrimit të natës”.
“Sot dhe nesër jetike mos të ketë reduktime”, i drejtohet Mihali ish-Kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi në komunikimet që i ka siguruar gazeta Nacionale.
Madje përveç kësaj, ajo ia shton edhe një “fare” në fjali, duke ia bërë të ditur Krasniqit, se për ato ditë të caktuara nuk duhet të ketë fare reduktime.