Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, në seancë ka thënë se nuk e kupton pse deputetët e pushtetit nuk kanë shkuar në kuvend për të debatuar rreth çështjes së ushqimit në FSK.
Ai i bëri “thirrje” që të dalin të shpërlajnë fytyrën e tyre, sepse sipas tij fytyrat e kryeministrit Kurti, zv/ministrit Syla, Dugollit e ministrit Maqedonci nuk i shpërlan as Adriatiku.
“Unë nuk po arrij me kuptu abstenimin e shumicës parlamentare dhe qeverisë pse nuk vijnë kët dhe të ballafaqohen me këtë dhe të na japin argumentet, nashta i bindin popullin që këta e kanë mirë e ne keq. Unë nuk kisha mujt me besu që 60 deputetë me u sill kështu për faqe të zezë se duhet me i mbrojt disa abuzues se janë të partisë teme.
Unë i bëj thirrje kolegëve të pushtetit, dilni së paku shpërlane fytyrën e juaj sepse fytyrat e Albin Kurtit, Shemsi Sylës, Dugollit e Maqedoncit nuk ia shpërlan dot as Adriatiku. Dilni së paku për vete e thoni na falni se nuk e kena dit që jena kësi abuzues”, ka thënë ai.