Këto piskama të opozitës, janë dëshmi e një sikleti të madh mbi këputjen e rrjedhave financiare!

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri

Nuk do mend në trajtim kjo situatë! Vërtetë vendi për vite me radhë është korruptuar dhe krejt kjo zhurmë po bëhet kur po dokumentohen fakte mbi vjedhjet galopante që janë bë e ishin menduar të bëhen.

-Edhe situata e tanishme, konsideroj se s’ka të bëjë assesi me ndonjë bashkëpunim të shefes së VV dhe Radoiçiçit, dhe për këtë edhe opozita është në dijeni, por frika e tyre ka të bëjë me dokumentimin e raporteve me vet përfaqësuesit e listës serbe dhe Beogradit zyrtar.

Kjo që them s’do koment, mbase vet orkestruesi i rastit të Banjskës, pra Radoiçiçi, me gjithë mbështetjet prej regjimit të vjetër, është çmontuar deri në pafundësi, duke iu shkëputë krejt lidhja ndikuese. Dhe krejt këtë punë e ka bërë kjo qeveri, dhe përtej kësaj pikëpamje, kjo qeveri është hedhur në këso tendencash të pavërteta (siç edhe vet e dijnë) përshkak të paaftësisë për të bërë opozitë konstruktive.

Për fund potencoj faktin se kjo opozitë është e paqëndrueshme për kah morali politik dhe e pamundshme për kah veprimi konstruktiv politik, dhe duke qenë nën dyshimet e keqqeverisëse bashkë me akterë të strukturave paralele, e kanë të pamundshme të shihen serioz e të vërtetë në gjëja kritikë opozitare. Aktualisht këto piskama janë dëshmi e një sikleti të madh mbi këputjen e rrjedhave financiare!