Kombëtarja e Serbisë ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultatin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.
Në pjesën e parë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Elvedi-t (autogol), shkruan Indeksonline
Kurse në pjesën e dytë, Serbia shënoi edhe një gol tjetër me anë të sulmuesit Mitrovic në minutën e 61’të.
Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është përshëndetur me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkovic.
Sigurisht që ky gjest i mesfushorit të Bayer Leverkusenit nuk do t’i pëlqej aspak tifozëve shqiptarë.