E papritshme! Kurti meгг vendim për Asociacionin e Komunave Serbe-Vendim i cili po “habit” te githe sepse..Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk i frikësohet zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai deklaroi se me emisarët Specialë të BE-së dhe ShBA-së, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar nuk kanë diskutuar për ndonjë model se si do të bëhet Asociacioni, shkruan Gazeta Express.Sipas kryeministrit interes i Kosovës është integriteti territorial, funksionaliteti shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria.“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me Qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme.
Ne ju shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interes i shtetit të pavarur i Republikës sonë demokratike e sovrane, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria.
Nuk është diskutuar ndonjë model”, tha Kurti sot para gazetarëve.Më tutje, Kurti ka folur edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se marrëveshja duhet që të arrihet dhe se takimet me palën serbe po zhvillohen vetëm për marrëveshje finale.“Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur në Bruksel, dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme të dialogut që zhvillohet i lehtësuar nga BE-ja, me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndosh i marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Marrëveshja duhet të arrihet. Jemi të gatshëm që të punojmë për këtë dhe kur bisedojmë bisedojmë për marrëveshjes dhe nuk bëjmë dialog për dialog. Jemi konstruktiv, jemi serioz. njëkohësisht e vëmë theksin tek ajo që po pajtohen gjithnjë e më shumë të gjithë faktorët ndërkombëtar, e që e ka thënë në mënyrë shumë të qartë edhe presidenti i ShBA-ve që marrëveshja për normalizim të plotë duhet ta ketë në qendër njohjen reciprok”, shtoi ai.
Ndryshe, i dërguari i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak në konferencën për media ka thënë se Kosova është palë e barabartë në dialog dhe se nuk duhet t’i frikësohet krijimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe.Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thanë se nuk do të imponojnë modele për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.Escobar dhe Lajçak vazhdojnë sot vizitën në Serbi.