Mushkolaj: Dyfytyrësia e VV-së, bashkëpunojnë me Listën Serbe për vota

Analisti politik Imer Mushkolaj, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka shfaqur një qëndrim të dyfishtë në raport me Listën Serbe, duke pretenduar se mund të qeverisë pa të, por në realitet bashkëpunon për të kaluar ligje.

“Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se po munden me qeverisë pa Listën Serbe, ndërkohë që kur vjen nevoja për me siguru vota për ligje, po votojkan bashkë me Listën Serbe. Kjo është dyfytyrësia dhe hipokrizia e tyre,” ka thënë Mushkolaj.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme të shpjegohet pse Kusari-Lila ka komunikuar me një person si Radojiçiq, i cili në atë kohë ndodhej në listën e zezë të SHBA-së: “Nuk besoj se ajo ka komunikuar kokë më vete, por në emër të pushtetit.”