Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Brikey dhe Gani Gërmia, pas daljes nga ky format u aluduan për një lidhje dashurie.
Kjo pas një deklarate që bëri gazetari e humoristi në një live, ku ishin edhe së bashku.
Megjithatë, të ftuar në “Elite Way”, ata kanë treguar se nuk janë bashkë dhe se nuk kanë qenë – thjesht një shaka mes tyre.
“Ganinë e du shumë si person. Kam dëshirë ta shoh mirë se e meriton. Nuk është që ndjej diçka për Ganinë, vetëm si shoqëri”, u shpreh ish-konkurrentja.
Visar Dërmaku nga ana tjetër filloi sërish të bënte shaka për këtë marrëdhënie të krijuar.
Në një intervistë tjetër, tha gjithashtu se pas Big-ut nuk ka qenë mirë dhe se ka pasur ngarkesë të madhe.
Pavarësisht kësaj, ai theksoi se nuk pendohet për gjithë eksperiencën.