Shuhen dyshimet, ja kush do t’i bashkohet në prezantim Alaudin Hamitit në BBVK3

Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova, ka treguar se kush do të vazhdojë të jetë moderatori i edicionit të tretë të BBVK-së.

Në Klan Kosova, ajo ka thënë se ai do të jetë Alaudin Hamiti.

“Është përfolur shumë se kush drejton dhe emri im ishte suprizë, ka kohë që drejtuesi dhe prezantuesi i Big Brother VIP Kosova është vendosur nga Klan Kosova, dhe ai është i madhi Alaudin Hamiti”, ka thënë Muhameti.

Por disa informacione qe po qarkullojn ne rrjete, besohet se Jonida Vokshi do te jete ajo e cila do jete perseri krah Alaudin Hamitit.