Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë një interviste në Periskopi, u shpreh se LDK garon në zgjedhje për vendin e parë.
Haziri shtoi me ardhjen e LDK në Qeverisje, do të ndalet degradimi dhe do të riparohet dëmi që ka shkaktuar kryekinistri Kurti.
“Ne në çdo garë, por në veçanti tani jemi hy për vendin e parë. Ne do të luftojmë për me dalë fitues. Ne do të dalim, do të zbresim do të diskutojmë me gjithkënd me shpjegu deri në pikën e fundit nevojën se LDK është opsioni i vetëm në këtë vend me ndalë degradimin, me riparu dëmin dhe me avansu. Ne i dijmë saktë problemet në çdo sektor…”, ka thënë ndër të tjera Haziri në Periskopi.
Një pjesë të intervistës mund ta gjeni më poshtë: