Shpesh dietat që na thonë për humbje të shpejta kilesh na dëmtojnë organizmin tonë.
Prandaj ne sot, vijmë me një supë e cila do tju ndihmojë të eliminoni kilet e tepërta, në mënyrën e duhur.
Kjo supë e famshme përmban vetëm përbërës natyralë dhe tashmë ka ndihmuar mijëra njerëz të humbasin peshë.
Mund të hahet sa herë që ndiheni i uritur dhe kjo do t’ju ndihmojë të humbni peshë natyrshëm dhe pa ndonjë problem shëndetësor.
Supa eliminon toksinat nga trupi juaj dhe djeg yndyrën e tepërt. Rutina duhet të ndiqet për një javë. Më pas, duhet të vazhdoni me dietën tuaj normale.
Çfarë ju nevojitet: 1 gjysmë lakër
2 speca jeshile
3 degë selino
6 domate , 6 qepë të mëdha
1 spec të vogël djegës
Përgatitja: Në një tenxhere me zjarr mesatar skuqni qepët me domatet e grira imët. Sapo të jenë zbutur shtoni specat e prerë, selinonë, specin djegës dhe vazhdoni ti trazoni.
Në fund shtojini lakrën e prerë imët dhe 4 gota ujë. Lëreni të ziejë derisa supa të jetë plotësisht gati.
Hajeni këtë supë sa herë që të keni uri për 7 ditë, pastaj vazhdoni me dietën tuaj të zakonshme. Rezultatet do të duken brenda një kohe të shkurtër.