Kelmendi: Mos të harrojmë edhe Kurti e filloi me filikaqe dhe u bë kryeministër

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas arrestimit të politikanit serb Arsenijeviq, pasi protestoi me fishkëllima, ndaj vizitës së Kurtit te një biznes në veri të vendit.

Kelmendi ka thënë se sikurse Kurti që ka të drejt ta vizitoj biznesin e njohur, ashtu edhe Arsenijeviq ka të drejt të protestoj ndaj kësaj vizite. Që të dyja i garanton Kushtetuta e Kosovës.

Tutje Kelmendi ka thënë se edhe vëtë Kurti kishte filluar me fishkëllima e filikaqe aktivitetin politik, por që arriti të bëhet kryeministër.

E plotë:
Kosova është një, e pandashme dhe e të gjithëve.

Si e kryeministrit Kurti që shkon për të përuruar hapjen e restaurantit të një brendi të njohur kosovar në veri të Mitrovicës, si e politikanit opozitar Arsenijeviq që proteston me filikaqe ndaj tij.

Që të dy janë në të drejtën e tyre, të cilën ua garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Kurti shkon sot në lokalin e biznesit të sapohapur të një shqiptari në veri, diçka që kishte qenë e vështirë në kaluarën. Por veriu do të jetë siç e dëshiron edhe Kurti, vetëm kur politikani opozitar serb Arsenijeviq do ta ketë të drejtën të protestojë ndaj kryeministrit dhe të mos arrestohet nga Policia e Kosovës.

Nëse kërkojmë mosdiskriminim në biznes, duhet të kërkojmë mosdiskriminim edhe në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të protestës. Të dyja këto veprime janë demokratike. Të dyja e bëjnë Kosovën më të mirë.

Të mos harrojmë që edhe vetë Kurti e kishte filluar me filikaqe dhe arriti të bëhej kryeministër!