Policia e Kosovës është duke vazhduar punën në mbledhjen e fakteve dhe informacioneve në Leposaviq materiale nga ndërtesa pasi konsiderohet se ka shërbyer si komunë paralele.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëvendësdrejtori i policisë në veri Veton Elshani, i cili tha se puna është duke vazhduar nga ana e policisë deri në përfundimin e mbledhjes së provave.
“Ende nuk ka përfunduar puna. Policia është duke merr provat që ata I shohin të arsyeshme. Nga 4 lokacionet që kanë qenë të mbyllura , 2 në Mitrovicën e Veriut, një në Leposaviq dhe një në Sveçan, këtë të Leposaviqit jemi sot duke e kontrolluar dhe duke mbledhur provat”, është shprehur Elshani.