Një video gjatë konferencës për media e shefes së asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Krenare Latifi – Kqiku po komentohet shumë nëpër rrjete sociale.
Në një pjesë në video, ajo shihet duke u ngatërruar disa herë gjatë fjalës së saj.
“Mirëpo, mirëpo ëëë…. Opozita nuk u pajtuan me… qëndrimin tonë… Ju lutem më falni kërkoj ndjesë. Ja KËRKOJ fjalën z. Kurteshit, nëse është e mundur.” – dëgjohet duke thënë ajo.
Kështu, Latifi – Kqiku detyrohet t’ia kalojë fjalën Ismail Kurteshit, asamblistit të VV-së në Gjilan.