Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është mirë kur zyrtaret e Qeverisë së Shqipërisë e vizitojnë Kosovën.
Kështu e ka komentuar vizitën e Edi Ramës në Kosovë, teksa kryeministri shqiptar është takuar me një grup gazetarësh.
Gazetari Çim Peka tha se “kritikët e tij gëzohen kur vjen Rama sikur serbët ndaj Vuçiqit”.
Por Kurti e ka refuzuar kategorikisht këtë krahasim.
“Nuk krahasohet kurrë Tirana me Beogradin e as Rama me Vuçiqin”, ka thënë Kurti.
“Ne jemi dy shtete, por një komb – sa më shumë vizita të shqiptarëve të Shqipërisë në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.