“Me kast, me kast…”, Vjosa Osmani nuk përshëndetet me Gërvallën në ceremoni (VIDEO)

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, sot Podujeva ka organizuar ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Shtatorja është zbuluar nga presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti, Teuta Rugova e bija e presidentit, kryetari Shpejtim Bulliqi dhe Fatmir Sejdiu.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe kryediplomatja, Donika Gërvalla, me të cilën u diskutua se presidentja Osmani ka prishur raportet. Kjo si duket është vulosur edhe sot, pasi presidentja Osmani, kur arrin në vendin e ceremonisë, përshëndet kryeministrin Kurtin dhe të tjerët.

Ajo nuk u pa duke përshëndetur edhe Gërvallën e cila po qëndronte në këmbë.

Prishja e raporteve mes Ministres së Jashtme dhe Presidentes së Kosovës mori vëmendje publike pasi u ‘disiratën’ keq përmes këngëve të Dafina Zeqirit.